Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Qytetarët: Protestat e PD-së nuk sjellin ndryshim, janë mediokritet!

Qytetarët: Protestat e PD-së nuk sjellin ndryshim, janë
Qytetarët e Tiranës kanë folur me tone kritike për mikrofonin e DritareTV, ndaj protestës së sotme të Partisë Demokratike, duke e cilësuar si një veprim pa efekt dhe të motivuar nga interesat e brendshme të partisë.

“Mendimi im është pashpresë, është mediokritet i gjallë. Nuk bëhet lufta politike aty, bëhet diku tjetër. Protesta është vetëm një shfaqje,” tha një qytetar duke theksuar se partitë nuk mund të arrijnë ndryshim real përmes këtyre veprimeve.

Qytetarë të tjerë vunë në dukje koston dhe efektet abuzive të protestave. “Ka kosto që del ai dhe i abuzon. Shoqëria civile dëmtohet, ndërsa ata që organizojnë dalin me makina luksoze,” u shpreh një tjetër qytetar.

Disa qytetarë kërkuan rinovim brenda Partisë Demokratike, duke theksuar se drejtuesit aktualë duhet të lënë vend për të rinjtë dhe për demokracinë e brendshme. “Berisha ka udhëhequr për vite, duhet të bëhen ndryshime, të vijnë të rinjtë. Ai nuk ka ndërmend ta lëshojë pushtetin,” thanë ata.

Qytetarët gjithashtu folën për rëndësinë e demokracisë në parti dhe rotacionin e drejtuesve si një mënyrë për të siguruar drejtimin e duhur të PD-së në të ardhmen./K.C/dritare.net