Rama: Diella është shtatzënë! 83 fëmijë do të vijnë në jetë!
Dritare.net

Kryeministri Rama publikisht lajmëroi se ministra e IA Diella, është ‘shtatzënë’. Kjo nënkupton se 83 mini Diella do të krijohen që do të shërbejnë si asistentë të secilit prej anëtarëve të parlamentit. Kryeministri shprehet se këto prodhime të reja, do të arrijnë të regjistrojnë çdo gjë dhe se kanë për detyrë të informojnë politikanin përkatës për ndodhitë, për aq kohë sa nuk ka qenë prezent.
“Te kemi sistemin e parë të prokurorimit të mbështetur në AI. Hapi i fundit vuloset nga njerëzit. Këndvështrimi ynë që vendimi përfundimtar duhet t’i takojë njerëzve. Po punojmë për këtë me Microsoft dhe e shohim me shumë optimizëm. Kjo do të nënkuptonte që në prokurorimin publik, kompanitë do ta kishin shumë më të lehtë. Shpresojmë ta përfundojmë në fund të 2026.
Në fakt, ju detyrohem sepse normalisht më ngacmoni, ju gjej në çdo vend të botës. Morëm goxha rrezik sot me Diellën këtu dhe ia dolëm shumë mirë. Ndaj për herë të parë Diella është shtatzëne dhe prej 83 fëmijë, secili që do të jetë për çdo anëtar të parlamentit tonë dhe do të shërbejë si asistent për ta që do të marrin pjesë në seancat parlamentare, dhe do të mbajë shënim për çdo gjë që ndodh dhe do të sygjerojnë anëtaret e parlamentit. Këto fëmijë do të kenë dijen e nënës së tyre.
Përshembull nëse shkon për kafe dhe harron të kthehen në punë, ky fëmijë do të thotë se çfarë është thënë kur nuk ke qenë në sallë, dhe do të thotë kë duhet të kundërsulmosh. Nëse do të më ftosh herën tjetër, do të keni 83 ekrane të tjera për fëmijët e Diellës”, tha Rama./dritare.net