Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Ndjesë vlonjatëve të mi. Pjesët e reja për ujësjellësin mbërrijnë sot

Rama: Ndjesë vlonjatëve të mi. Pjesët e reja për

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e rënduar të furnizimit me ujë në Vlorë, duke bërë të ditur se pjesët e reja hidraulike për riparimin e defektit të rëndë në ujësjellës janë nisur drejt aeroportit të Stambollit dhe pritet të mbërrijnë sot brenda ditës.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Rama shpjegon se defekti është shkaktuar nga pjesë hidraulike të instaluara gjatë viteve 2009–2010, të cilat kanë qenë jashtë standardeve teknike dhe nuk kanë përballuar më presionin e ujit, çka ka sjellë shpërthimin e tubacionit kryesor.

Rama i ka kërkuar ndjesë qytetarëve të Vlorës për vështirësitë e krijuara, duke e cilësuar situatën si një problem të trashëguar nga e kaluara, ndërsa shprehet optimist se me mbërritjen e pjesëve të reja defekti do të riparohet përfundimisht.

"Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës, ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standarteve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyer.

Respekt për punën e palodhur të punëtorëve të ujësjellësit Vlorë, që nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, inxhinierit të njohur Flauers Shoshi, i cili prej disa ditësh e netësh gjendet në krye të operacionit të vështirë, po bëjnë të pamundurën për ta mbyllur këtë plagë të hapur në trupin e Vlorës prej një mine të vjetër nga një kohë e zezë për Vlorën.

Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën, e ja që kush i do të keqen Vlorës, veç të keqen do i marrë", shkruan Rama./L.F-dritare.net