Numerohen 95% e votave, VV fiton 56 ulëse në Kuvend!
Dritare.net
Pas procesimit të rreth 95% të vendvotimeve në nivel vendi, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka siguruar 56 ulëse në Kuvend 50% të votave. Sipas formulës “D’Hondt”, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka 23 ulëse me 21% të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka 15 ulëse. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar 6 ulëse.
Në krahasim me zgjedhjet e shkurtit, LVV është rritur me tetë ulëse, nga 48 sa kishte më parë. PDK-ja ka humbur një ulëse, ndërsa humbësja më e madhe është LDK-ja, e cila ka humbur pesë ulëse nga 20 që kishte më parë. Koalicioni AAK-NISMA ka pasur gjithsej 8 ulëse.
Këto rezultate janë të përkohshme dhe nuk përfshijnë votat nga posta dhe ato të vendosura në përfaqësi diplomatike.
Sipas ligjit, 20 ulëse të tjera ndahen për komunitetin serb (10 ulëse) dhe për komunitetet tjera (10 ulëse). Për të formuar shumicën në Kuvend janë të nevojshme 61 vota.