7 vite pa kontakt! Kush është banori që refuzoi të takojë të atin në Big Brother!
Dritare.net
Në Big Brother VIP, u transmetua një nga momentet më të ndjeshme të këtij edicioni, kur babai i Malit u shfaq për herë të parë pas 7 vitesh pa komunikim me djalin e tij, pas divorcit me ish-bashkëshorten.
Babai tregoi se fillimisht kishte pasur kontakt me fëmijët, por marrëdhëniet u ndërprenë papritur. Me emocione të forta, ai shprehu dëshirën për ta takuar Malin, duke theksuar se ndarja nga familja ka qenë një periudhë shumë e vështirë për të dhe se ka vuajtur gjatë gjithë këtyre viteve.
Megjithatë, Mali vendosi të mos e takojë babain para kamerave, duke theksuar se një takim i tillë duhet të ndodhë larg syrit publik. Ai u shpreh se është futur në Big Brother pa strategji, vetëm për të treguar karakterin e tij dhe për të qëndruar vetvetja, pa ulur askënd dhe pa bërë gabime që do ta rëndonin ndërgjegjen e tij.
Konkurrenti foli me shumë dashuri për nënën, të cilën e konsideron si shoqen e tij më të ngushtë, duke pranuar se i ka shumë borxhe dhe se ajo ka qenë mbështetja kryesore në çdo hap të jetës së tij. Ai foli gjithashtu për marrëdhëniet me vëllain dhe motrën, duke theksuar se, pavarësisht dallimeve, lidhja familjare mbetet e fortë.
Nga ana tjetër, babai i Malit deklaroi se nuk ka asnjë arsye që djali të refuzojë takimin me të, duke treguar se e ka dashur dhe rritur me përkushtim. Ai shtoi se vazhdon të ketë raporte të mira me familjen e ish-bashkëshortes dhe uroi publikisht të afërmit e tij.
Në reagimin e fundit, Mali u shpreh qartë se beson te shanset e dyta vetëm për njerëzit që pranojnë gabimet dhe mësojnë prej tyre, ndërsa theksoi se takimi me babain do të ndodhë vetëm atëherë kur të jetë gati larg kamerave dhe ekspozimit publik.