Na ndiqni edhe në

Bota

Kievi nën sulm/ Zelensky: Kjo është fytyra e vërtetë e Putinit. Ai nuk do paqe

Kievi nën sulm/ Zelensky: Kjo është fytyra e vërtetë e

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se sulmet ruse gjatë natës mbi Kievin tregojnë “qëndrimin e vërtetë të Putinit dhe rrethit të tij të ngushtë” ndaj paqes.

Kryeqyteti ukrainas, Kievi, u godit nga një valë e re raketash dhe dronësh rusë, duke lënë të paktën dy të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, sipas autoriteteve.

Sirenat e alarmit ajror vazhduan të binin periodikisht deri në orët e pasdites, shkruan gazetarja e BBC-së Samira Hussain, e cila thekson se banorët e Kievit shpresojnë që ky të jetë dimri i fundit i luftës.

Ngjarja vjen në një kohë kur Zelensky udhëton drejt Floridës, ku do të takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për të diskutuar propozimin më të fundit për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Takimi i së dielës pritet të përqendrohet në një plan paqeje me 20 pika, të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, si dhe në propozime të veçanta për garanci sigurie.

Para kësaj, Zelensky do të ndalet në Kanada për të takuar kryeministrin Mark Carney dhe do të zhvillojë gjithashtu një bisedë telefonike me disa aleatë kyç./K.C/dritare.net