
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkodër, ku po merr pjesë në aktivitetet e organizuara për 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste në këtë degë.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen gjatë këtij takimi është veshja e kreut të qeverisë. Ndryshe nga paraqitjet e tij në qytete të tjera, Rama është shfaqur në Shkodër me një bluzë që mban figurën e flamingove, shpendëve karakteristikë të zonës së mbrojtur të Lagunës së Nartës.
Ky detaj është interpretuar si një mesazh simbolik në lidhje me debatet dhe protestat që kanë shoqëruar investimin në zonën e Zvërnecit./dritare.net