Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Nuk është sulm ndaj bizneseve. Po pastrojmë hapësirat publike, do ketë rregullore kombëtare

Rama: Nuk është sulm ndaj bizneseve. Po pastrojmë hapësirat

Kryeministri Edi Rama, në një transmetim live në Facebook, ka folur për aksionin e lirimit të hapësirave publike, duke iu përgjigjur kritikave se bëhet fjalë për një sulm ndaj bizneseve.

“Bëhet fjalë për ndërtime të çmontueshme dhe ka mirëkuptim të madh, po i çmontojnë. Ka edhe raste kur kjo nuk ndodh. Ky nuk është sulm ndaj aktivitetit sipërmarrës. Po përgatisim një rregullore kombëtare që do të vendosë qartë kufijtë dhe do të japë hapësirat e lirisë për të gjithë, edhe për njësitë tregtare, por pa kapërcyer kufirin që është i komunitetit,” tha Rama.
Kreu i qeverisë nënvizoi se qëllimi është të balancohet interesi i tregtarëve me hapësirën publike të qytetarëve, duke theksuar se teknologjia do të luajë një rol kyç në këtë proces.

“Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshëm. Para pak ditësh, një nga institutet më prestigjioze në botë të matjes së parametrave të qeverisjes, e përcaktoi Shqipërinë si një nga yjet në ngjitje të hapësirës evropiane për reformat dhe transformimin. Teknologjia do të na ndihmojë në këtë fazë, që siç kemi kaluar te faza ku të gjithë ngrinin mure, të kalojmë në fazën që s’do të ketë më. Teknologjia do të na çlirojë nga ky fenomen duke e reduktuar në maksimum,” u shpreh kryeministri.
Sipas Ramës, rregullorja e re kombëtare do të garantojë të drejtat e bizneseve, por edhe ruajtjen e hapësirave publike për komunitetin./K.C/dritare.net