Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama uron Kurtin: Mbarësi për Kosovën dhe bashkëpunim mes dy vendeve

Rama uron Kurtin: Mbarësi për Kosovën dhe bashkëpunim mes dy

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, Albin Kurti, pas fitores së tij në zgjedhje. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilësoi fitoren si domethënëse dhe shprehu urimin që mandati i ri, i konfirmuar nga populli i Kosovës për Kurtin dhe partinë e tij, të shndërrohet në sukses dhe mbarësi për Kosovën.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke nënvizuar bashkëpunimin mes dy shteteve.

"E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar", shkruan kryeministri Rama./L.F-dritare.net