Reagimi i ndërkombëtarëve për Ballukun! Ja çfarë thotë ministri i Jashtëm Ferit Hoxha!
Dritare.net

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Jashtëm, ministri Hoxha tha se integrimi europian është në zemër të çdo politike në Shqipëri dhe nuk preket. Ministri i Jashtëm tha se sot gjendemi në pikën më të afërt.
Njëkohësisht, preku edhe reagimet e një dite më parë të ndërkombëtarëve për luftën ndaj korrupsionit pasi Kuvendi rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.
"Nuk ka asnjë pikë dyshimi në vendosmërinë e këtij vendi, shoqërie të gjithë klasës politike shqiptare, popullit shqiptar që njihet e vlerësohet në Bruksel, që integrimi europian është zemra e çdo politike në Shqipëri. Ajo s’mund të cenohet e preket nga asgjë. Integrimi bëhet për shqiptarët, jo për momente të veçanta. Është një rrugë që ka vazhduar, sot gjendemi në pikën më të afërt kështu që është një dimension që shkon përtej çdo gjëje momentale, rasteve individuale. S’dua t’i hyj këtij debati se është politik dhe s’e ndiej veten të aftë. Mund t’ju them të jemi të duruar, ne punojmë ditë e natë me partnerët, i dimë kërkesat e tyre, reagimet e tyre, i kam lexuar deklaratat e tyre që ishin për luftën ndaj korrupsionit", tha Hoxha.