Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rudina Xhunga: As emigracioni nuk të shpëtoi dot Klodi!

Rudina Xhunga: As emigracioni nuk të shpëtoi dot Klodi!

Klodiana Vefa u vra para shtëpisë së saj, afër fëmijëve të saj, nga ish-burri që kishte pak vite që ishte ndarë, sepse ai e dhunonte. Ishte fatkeqësia e Klodianës që nuk e denoncoi në kohë burrin dhunues, që i mori jetën me tre plumba në kokë, në takimin e tyre të fundit. Mbarë opinioni publik është tronditur nga kjo ngjarje e rëndë, që është një tragjedi për gratë shqiptare që po vriten pa faj.

Rudina Xhunga: As emigracioni nuk të shpëtoi dot Klodi!

Gazetarja Rudina Xhunga ndërsa poston një video, ku shihen fotot e Klodianës së buzëqeshur dhe plot jetë, thotë se, as emigracioni nuk e shpëtoi dot, atë grua, nënë dhe vajzë Shqipërie.

“Pushofsh në paqe grua shqiptare që nuk të njihja, por ishe plot dëshirë për jetë, si në videot e tua, ku hyra tani për të kuptuar si ike kështu, grua, nënë, vajzë Shqipërie që nuk të shpëtoi dot as emigracioni. Sot lutemi për ty Klodi!”, shkruan gazetarja.

Rudina Xhunga: As emigracioni nuk të shpëtoi dot Klodi!

Xhunga është shprehur gjithmonë për gratë që jetojnë jashtë, që humbasin jetën nga duart e burrave. Më herët Xhunga shprehet se emigracioni nuk i shpëton gratë, nëse ato nuk zgjidhin problemet që kanë brenda shtëpisë.

“Vajza, problemi juaj nuk eshte jashtë shtëpisë. Problemin e ke brenda teje. Shikoji mirë 4 cepat e shtëpisë, aty brenda është problemi. Jashtë vendit nuk vjen zgjidhja, thjesht zmadhohet tregu dhe ty të duket sikur zvogëlohen problemet.
Sherret dhe vrasjet që ndodhin jashtë vendit ndodhin sepse njerëzit e dinë mirë çfarë problemesh kanë. Shumë vajza e gra, nuk e zgjidhin problemin duke u ndarë por ikin jashtë Shqipërisë. Nëse ti ikën jashtë zhvillohesh, ke më shumë mundësi, del nga shtëpia dhe raportet prishen. Dhe vjen momenti kur burri vjen në shpi dhe të rreh, të vret jo se ti ndryshove por hapësira mes jush ka ndryshuar dhe është rritur distanca. Komunikimi po nuk ndodhi në shtëpinë tënde nuk do ndodhë kur ti të ikësh në Itali, Francë apo Gjermani. Komunikimi nis këtu, qartësia se çfarë do ti nis këtu.”,
tha gazetarja./K.C/dritare.net