Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rudina Xhunga mes shqiptarëve në Greqi!

Rudina Xhunga mes shqiptarëve në Greqi!

Në Ambasadën e Shqipërisë në Athinë u zhvillua një takim i ngrohtë dhe plot emocion me gazetaren Rudina Xhunga, ku shqiptarët që jetojnë në Greqi u mblodhën ne ambasadë me ftesën e ambasadores shqiptare në Greqi Luela Hajdaraga.

Me shumë përzemërsi ata folën për jetën e tyre larg Shqipërisë dhe për lidhjen që mbajnë gjallë çdo ditë me vendin e tyre. Ata shprehën mirënjohje për punën e Dritare TV, duke e cilësuar si një dritare që i bashkon dhe i mban pranë njëri-tjetrit.

Takimi u kthye në një moment të veçantë, ku nuk munguan as këngët shqip dhe emocionet që i bashkojnë shqiptarët kudo që janë./dritare.net

Shihni fotot dhe përjetoni atmosferën e këtij takimi të bukur mes shqiptarëve në diasporë