

Ditën e sotme, vendi ynë do të dominohet nga alternime vranësirash mesatare deri të dendura, ndërkohë që pas mesditës pritet të kemi periudha më të shpeshta kthjellimesh. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonat malore reshjet herë pas here do të jenë deri mesatare.
Era do të fryjë me drejtim juglindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare deri në 7 metra për sekondë. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, kryesisht në pjesën jugperëndimore të vendit, era herë pas here do të arrijë deri në 12 metra për sekondë. Valëzimi në det parashikohet i forcës 1 deri në 2 ballë./E.P-dritare.net

















