Si janë raportet me Kurtin? Rama: E keni kthyer telenovelë, e do, s’e do
Dritare.net

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbërriti në Pallatin e Brigadave, ku po mbahet samiti i Planit të Rritjes. Ai u prit nga kryeministri Edi Rama, ndërsa të dy liderët u panë teksa shtrënguan duart para mediave.

Pas takimit, Rama iu përgjigj me ironi interesimit të gazetarëve mbi raportet mes tij dhe Kurtit, duke thënë se kjo çështje është trajtuar si një “telenovelë” nga mediat.

“A e do a s’e do, a të do a s’të do. 1 mijë episode. Po të ishte përgjigjja, nuk vazhdon telenovela,” u shpreh Rama shkurt para gazetarëve.

Samiti i Planit të Rritjes pritet të diskutojë mbështetjen financiare dhe reformat për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa marrëdhëniet mes Tiranës dhe Prishtinës vijojnë të jenë në fokus të vëmendjes publike dhe mediatike./L.F-dritare.net