Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot Covidi i mori jetën, mësueses sime!

Sot Covidi  i mori jetën, mësueses sime!

Nga Arben Papadhopulli

Sot Covid i mori jetën mësueses sime të gjuhës shqipe në 8 vjeçare. Znj. Liljana (Xhomo) Shalari. Përjetova një trishtim të madh. Një grua përtej zonjave. Një fisnike e pa emër publik por me një zemër të madhe. Një grua përtej atij Shëngjinit të vogël ku erdhi të jetojë e dashuruar pas një oficeri Marine, duke lënë Tiranën e ngrohte e moderne në krahasim me provincën. Dashuria për një detar, e solli në realitetin e Shëngjinit të asaj kohe, atë, si shume gra te tjera ( vajza në atë kohe).

Mësuesja jonë që nuk merrej fare me “shfaqjet e huaja”, mësuesja që ishte perfeksioni i shqipes por edhe shoqja moderne e Tiranës, me vetëm heshtjen dhe mënyrën e saj të sjelljes.

Lamtumirë mësuese Liljana. Zoti do të ketë ruajtur për ty, sigurisht mirësinë që ti na fale. Faleminderit për pasionin dhe gjuhen e bukur shqipe që na mësove me aq dëshirë.

Ngushëllime Belina Shalari! Ji krenare për mamanë tënde!/dritare.net