Trump sulmon Macron: Ende po rikuperohet nga goditja e bashkëshortes
Dritare.net

Një përplasje e ashpër diplomatike ka shpërthyer këtë të enjte mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut francez Emmanuel Macron, duke thelluar krisjet mes SHBA-së dhe aleatëve europianë. Debati u ndez fillimisht për situatën në Lindjen e Mesme dhe ngushticën strategjike të Hormuzit, ku Trump ka kërkuar ndërhyrje ushtarake nga aleatët. Por Macron e hodhi poshtë këtë ide, duke deklaruar se “është jorealiste të hapet ngushtica me forcë ushtarake”, dhe se zgjidhja duhet të vijë përmes diplomacisë.
Por reagimi i Donald Trump ishte menjëherë i ashpër dhe personal. Ai nuk kurseu ironinë, duke thënë se Macron “ende po rikuperohet nga goditja në nofull”.
Macron reagoi menjëherë duke i cilësuar këto komente si “jo elegante dhe jo në nivelin e situatës”, duke shmangur përshkallëzimin e debatit në plan personal, ndërsa riktheu fokusin te rëndësia e seriozitetit në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe bashkëpunimin në NATO.
Kjo përplasje tregon thellësinë e tensioneve mes SHBA-së dhe Francës, duke reflektuar si pasojë mosmarrëveshjet strategjike, por edhe mënyrën e komunikimit të liderëve në një nivel global./K.C/dritare.net