Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot nis sesioni i ri parlamentar, deputetët rikthehen në Kuvend!

Sot nis sesioni i ri parlamentar, deputetët rikthehen në Kuvend!

Anëtarët e Kuvendit mbyllin pushimet dhe sot rikthehen në punë në mes të një klime të tensionuar politike. Punimet e sesionit të ri parlamentar do të nisin me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, që do të shqyrtojë kalendarin dhe programin e punës për 5 javët në vijim, ndërsa në orën 17:00 deputetët do të mblidhen në seancë plenare.


Partia Demokratike pritet të debatojë sërish për çështjen Balluku, për arrestimin ose jo të së cilës, Këshilli i Imunitetit do të mblidhet më 28 janar, ndërsa seanca publike në Kushtetuese mbahet më 22 janar.

Ndërkohë, reforma të rëndësishme kanë mbetur pezull. Dy prej më urgjenteve sipas socialistëve janë zgjedhorja dhe territorialja, që duhet të mbyllen brenda korrikut se vendoret e 2027 do të duhet të bëhen me Kod dhe hartë të re. Megjithatë demokratët i bojkotuan që në dhjetor dhe nuk janë gati të rikthehen.