
Spahiu: Berisha pengesë, nxori PD-në jashtë misionit të saj politik!
Dritare.net
I ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në DritareTv, Kreshnik Spahiu u shpreh se Sali Berisha është në një garë të pabarabartë me të gjithë liderët e rinj politikë, pasi ai ka një eksperiencë më të gjatë politike, në krahasim me të tjerët. Për Spahiun, Berisha është vetëm një pengesë për PD-në, pasi e nxori këtë parti jashtë misionit të saj politik.
“Suksesi apo dështimi në politikë maten me rezultate. Nuk maten me mitingje. Në 33 vitet e fundit Berisha ka qenë kampion i mitingjeve, i pari në protesta, i dyti në zgjedhje. Për Berishën protestat dhe mitingjet nuk janë diçka e re dhe nuk janë prognozë që parashikojnë sukses në zgjedhje. Çdo lider botëror i cili është sulmuar nga amerikanët, është shpallur non-grata, apo është goditur nga SHBA-ja, fillimisht ë vitin e parë dhe vitin e dytë, pa pasur rritje sepse gjithmonë përplasja të rrit në elektorat, ka mundur të konsolidojë atë elektoralin antiperëndimor, kundërndërkombëtarëve. Berisha është në një garë të pabarabartë me të gjithë liderët e rinj politikë. Një përgjigje për ata që thonë se tregues i pushtetit të Berishës është vota, që kjo është sjellja më jodemokratike që mund të bëjë një shoqëri. Nëse Angela Merkel do kandidonte sërish brenda partisë, padyshim që do fitonte 50 vjet po të ishte në pushtet. Nëse George Bush, Obama apo Klinton, do garonin përballë Biden, a do fitonin? Do fitonin. Biden është presidenti më i dobët në 30 vjetët e fundit, por nuk do të thotë që ata do të garojnë dhe vota është tregues. Në sistemet demokratike vjen një moment që një njeri që ka 30 vjet në politike, në çdo garë me vota po të hyjë ka një avantazh ndaj atij që hyn për herë të parë në politikë. Nuk mund të garojë Kreshnik Spahiu me Berishën, edhe nëse Berisha do te ishte super i diskredituar. Sepse ka qenë 30 vjet në pushtet dhe të gjitha resurset, infrastruktura e tij e kapacitetit, sidomos në një vend autoritar si Shqipëri, ku nepotizmi dhe klanizimi është aq i fortë sa asnjëherë vota nuk mund të jetë e barabartë, për këtë arsye, është e padrejtë që të gjykohet që Berisha ka vota brenda partisë, apo brenda krahut opozitar. Berisha është një pengesë, sepse ka nxjerrë partinë e vet jashtë misionit të vet politik, për të cilin është krijuar. E para u krijua si një forcë euroatlantike dhe sot është lëvizja më e fortë kundër SHBA-së dhe Britanisë se Madhe dhe e dyta për faktin se ka humbur misionin për rotacionin politik. Është një parti e cila nuk i kalon 30-35%. Në këtë kuadër është bërë pengesë për alternativa të tjera politike.”, u shpreh Spahiu./K.C/dritare.net

















