Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SPAK dhe BKH aksion në Tiranë/ Kontrollohet kulla pranë Gjykatës së Lartë për call center

SPAK dhe BKH aksion në Tiranë/ Kontrollohet kulla pranë

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokuroria e Posaçme po zhvillojnë kontrolle në kullën “Alban Tower”, pranë rrugës “Myslym Shyri” në kryeqytet, në kuadër të një hetimi për mashtrime përmes call centerave.

Kontrollet po ushtrohen në disa subjekte dhe në ambientet e marra me qira në pallatin luksoz, me qëllim gjetjen e materialeve apo sendeve të tjera me vlerë lidhur me hetimin. Operacioni po kryhet në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Kontrollet kanë nisur që prej mëngjesit të sotëm pas firmosjes së kërkesës së prokurorisë nga gjykata e posaçme dhe deri tani nuk kanë dhënë rezultate përfundimtare, por operacioni vazhdon./K.C/dritare.net