Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Thirrja e Elisa Spiropalit për votuesit!

Thirrja e Elisa Spiropalit për votuesit!

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali dhe drejtuesja politike e qarkut të Tiranës e ftuar në emisionin “Dekalog nga Roland Qafoku” në DritareTV i çoi një mesazh votuesve, në një kohë kur vetëm dy ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 majit.

“Mesazhi im është, votoni më të mirët dhe votoni më të mirën që është sot Partia Socialiste, Edi Rama, kryeministri që i ka garantuar këtij vendi jo vetëm stabilitetin, jo vetëm rritjen ekonomike, jo vetëm rritjen e mirëqenies, por po i garanton edhe integrimin evropian që është guri i fundit për të mundësuar që kjo shtëpia jonë e përbashkët të mos ketë më asnjë rrëshqitje, të mos ketë më asnjë kthim pas, por të jetë e sigurt dhe me dinjitet të barabartë në familjen ku ne përkasim.”, thotë zonja Spiropali në DritareTV./K.C/dritare.net