Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Thirrja e fortë e Ralf Gjonit: Të shpallen non grata të gjithë ata që votuan raportin e Dick Marty!

Thirrja e fortë e Ralf Gjonit: Të shpallen non grata të

Ish-deputeti dhe ish-këshilltari diplomatik i kryetarit të Kuvendit, Ralf Gjoni, ishte i ftuar në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku në DritareTV, ku bëri thirrje për hetimin dhe shpalljen non grata të eksponentëve të huaj që kanë mbështetur raportin e Dick Marty për UÇK-në.

Shiko videon në You-Tube:

Gjoni deklaroi se do t’i drejtohet zyrtarisht Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Komisionit parlamentar përkatës për të nisur diskutimet në Kuvend dhe për të identifikuar personat që kanë marrë pjesë në sponsorizimin, diskutimin dhe votimin e raportit.

“Unë do t’i shkruaj zyrtarisht Ministrisë së Jashtme dhe Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme në Kuvend… në cilësinë e ish-zëvendësministrit të Jashtëm dhe ish-zëvendëskryetarit të Komisionit të Jashtëm, për të kërkuar nisjen e bisedimeve në Parlament dhe identifikimin e një liste me të gjithë eksponentët e huaj që kanë marrë pjesë në sponsorizimin, mbështetjen dhe votimin e raportit Dick Marty”, u shpreh Gjoni.

Ai përmendi ndër të tjera ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland, duke kërkuar që autoritetet shqiptare të shqyrtojnë rolin e figurave ndërkombëtare që kanë mbështetur raportin.

Sipas Gjonit, institucionet shqiptare duhet të nisin hetime për këto çështje dhe të vlerësojnë pasojat diplomatike të procesit që çoi në ngritjen e Gjykatës Speciale.

“Unë mendoj që autoritetet shqiptare duhet të hetojnë… për të identifikuar të gjithë eksponentët që kanë qenë pjesë e këtij procesi dhe për t’i shpallur këta persona non grata”, tha ai./E.P-dritare.net