Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Trump: Duam të marrim naftën e Iranit!

Trump: Duam të marrim naftën e Iranit!

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA mund të ndërmarrë hapa të fortë ndaj Iranit, përfshirë edhe marrjen nën kontroll të burimeve të naftës dhe madje pushtimin e Ishullit Kharg, një nga qendrat kryesore të eksportit të karburantit të vendit.

Në një intervistë për Financial Times, Trump u shpreh se “opsioni i preferuar” i tij është të marrë naftën iraniane, duke kritikuar ata që kundërshtojnë një veprim të tillë.

“Ndërsa disa thonë ‘pse ta bëjmë këtë?’, unë them se kjo është gjëja më e mirë”, deklaroi ai.

Trump la të hapur mundësinë e marrjes së Ishullit Kharg, duke shtuar se kjo do të kërkonte edhe një prani të përkohshme amerikane në terren. Ai gjithashtu minimizoi kapacitetet mbrojtëse të Iranit në këtë zonë, duke thënë se ishulli mund të merret “shumë lehtë”.

Komentet e tij vijnë në një kohë kur rreth 3,500 trupa shtesë amerikane janë dislokuar në Lindjen e Mesme, duke shtuar shqetësimet për një përshkallëzim të mundshëm të situatës dhe rrezikun e përfshirjes në një konflikt të drejtpërdrejtë.

Nga ana tjetër, Trump theksoi se bisedimet indirekte mes SHBA-së dhe Iranit, përmes ndërmjetësve pakistanezë, po ecin në drejtimin e duhur.

“Një marrëveshje mund të arrihet mjaft shpejt”, u shpreh ai, duke lënë të hapur mundësinë e një armëpushimi në të ardhmen e afërt./BBC