
U fejua një ditë para se i ati të linte Shtëpinë e Bardhë/ Çmimi marramendës i unazës së vajzës së Trump!
Dritare.net
I fejuari miliarder i vajzës së ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Tiffany Trump, i propozoi asaj me një diamant 13 karat të prerë në formë smeraldi që besohet se kap vlerën marramendëse prej 1,2 milionë dollarësh. Në fotografi shihet Tiffany, 27 vjeçe, duke treguar gjithë krenari unazën mahnitëse, e cila është dizajnuar nga argjendari me seli në New York dhe tregtari i diamanteve, Samer Halimeh.
Një zëdhënës i Samer Halimeh zbuloi se unaza përmban një gur qendror masiv të prerë në formë smeraldi e shoqëruar nga dy diamante të prerë trapez. Argjendari nuk pranoi të tregojë çmimin e unazës por disa ekspertë diamantesh vlerësuan se unaza kushton më shumë se 1 milionë dollarë.
Michael Boulos, trashëgimtari 23-vjeçar i kompanisë nigerian “Boulos Enterprises” që vlen miliarda dollarë, fluturoi në Dubai për ta blerë këtë unazë./S.F-dritare.net

















