Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

U vetëplagos në dhomën e hotelit të të dashurit, zbardhet dëshmia e 18-vjeçares

U vetëplagos në dhomën e hotelit të të dashurit,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pas mesnate në Hotel Gjuta, në Tiranë. Një 18-vjeçare, Natalia Murtati, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri brenda dhomës së hotelit që i përkiste të dashurit të saj, Erisjaldo Gjuta, ndërkohë që ai dhe familjarët ndodheshin në katin e parë të biznesit.

Pasi dëgjuan të shtënat, ata u ngjitën në dhomë dhe e gjetën vajzën të plagosur. Ajo u dërgua në spital nga nëna e 22-vjeçarit, Mirvetja Gjuta, dhe nga xhaxhai i tij, Vladimir Gjuta, të cilët fillimisht deklaruan se e kishin gjetur të plagosur në rrugë dhe se po e ndihmonin.


Pasi erdhi në vete, e reja deklaroi se ishte vetëplagosur me armën e partnerit të saj dhe se aktin e kishte kryer sepse, sipas saj, “kishte bërë shumë gabime në jetë”.

Ndërkohë policia ka arrestuar Mirvetja dhe Vladimir Gjuta, ndërsa janë shpallur në kërkim vetë Erisjaldo Gjuta, babai i tij Sajmir Gjuta dhe kushëriri Elvir Gjuta, të dyshuar për fshehje krimi dhe pastrim gjurmësh./K.C/dritare.net