Na ndiqni edhe në

Opinione

Edhe një herë për Wizz Air!

Edhe një herë për Wizz Air!

Nga Arben Malaj

"Shqiptarët do t’i ndiejnë realisht përfitimet e të qenit europianë, kur standardet e mbrojtjes së konsumatorit, të mjedisit natyror, social, ekonomik dhe politik. të jenë të njëjta me ato të vendeve të Bashkimit Europian dhe të zbatohen me seriozitet.

Lexo edhe:

Shërbimet online duhet të jenë një opsion lehtësues për qytetarët.
Jo të vetme dhe jo penalizuese me gjoba dispropocionale.
Por kur ato imponohen si e vetmja alternativë, pa zgjedhje tjetër reale,
atëherë politikat e tyre (jo) te drejta dhe jo transparente,
kthehen në pengesë dhe dëmtojnë konsumatorin, sidomos shtresat më vulnerabël, që sipas një studimi të fundit janë rreth 56 perqind e popullatës.
Ndersa analfabetët digitale në vendin tonë vlerësohen në rreth 80% të popullatës.
Kompanitë ajrore “low cost” si WIZZ air kanë sjellë përfitime të dukshme duke ulur koston e udhëtimit dhe duke rritur aksesin.
Megjithatë, në shumë raste ato aplikojnë praktika abuzive që bien ndesh me direktivat e Bashkimi Evropian për mbrojtjen e konsumatorit.
Penalizimet e rënda dhe jo proporcionale për: (i)moskryerjen e check-in-it
online, si dhe gjobat për
(ii) valixhet shtesë me vlerë
minimale reale,
përbëjnë praktika abuzive.
Është e papranueshme që një udhëtar, pasi ka blerë biletën onlinë, të mos lejohet të hipë në avion nëse nuk paguan një tarifë të lartë (p.sh. 47 euro) vetëm sepse nuk ka kryer check-in-in online.
Ndërsa për një valixhe,pa i kuptuar kushtet, duhet te paguajne nje penalitet/gjobe abuzive deri 78 euro, qe eshte rreth 200% e cmimit te biletes
Këto janë kosto të fshehura dhe penalitete jo proporcionale me shërbimin e ofruar.
Sipas mediave ndërkombëtare, disa prej këtyre kompanive janë nën hetim nga autoritetet e BE-së për politika të padrejta tregtare dhe për aplikimin e tarifave të fshehura apo abuzive ndaj udhëtarëve.
Edhe agjencitë kombëtare të mbrojtjes së konsumatorit të vendit tonë duhet të kryejnë
(i) hetime të thelluara,
profesionale dhe
(ii) të pavarura dhe
(ii) te pa korruptueshme.
Mbrojtja e konsumatorit nuk është çështje formale.
Mbrojtja e konsumatorit është pjesë thelbësore e dinjitetit qytetar dhe e standardeve europiane që synojmë të arrijmë.
Dite te mbare!"- shkruan Malaj/ dritare.net