Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Selin debaton ashpër me Mirin: Loja fitohet me pak fytyrë, ti je i kurdisur për…

Selin debaton ashpër me Mirin: Loja fitohet me pak fytyrë, ti je i

Një përplasje e fortë ka shpërthyer mes Selin dhe Miri brenda shtëpisë së Big Brother VIP 5, duke sinjalizuar krisjen e raportit të tyre që deri tani ishte parë si mjaft i afërt. Gjatë një bisede të drejtpërdrejtë, Selin e akuzoi Mirin se po e çon marrëdhënien drejt një ndarjeje të njëanshme dhe jo dinjitoze, duke theksuar se loja nuk fitohet pa anë njerëzore dhe karakter.

“Unë kam thënë që do vij momenti që do ndahem nga Miri. Ti po mundohesh të thuash që unë ndahem nga ty kur dua unë. Ndarjen e bëre në mënyrë të shëmtuar. Respektin tim e ke, për ditët e mira, raportin e mirë tonin dhe kafen në Myslym Shyr do ta pimë së bashku, unë kuptoj që ti je i kurdisur për këtë lojë.

Edhe jam shumë e bindur që ti ndryshon nga Rogerti, që mund të arrijë deri te familja dhe ofendimet brenda këtyre mureve, ti je i gatshëm të bësh çdo gjë për këtë lojë, por nuk fitohet kështu, fitohet më anë njerëzore, me pak fytyrë, karakter dhe personalitet.

Nëse ka diçka tjetër për të shtuar, jam e gatshme deri nesër në mëngjes për bisedë. Big Brother po bën ti, jo Selin. Selin po bën si i vijnë situatat, si ia do zemra dhe instikti”, tha Selin./K.C/dritare.net