Luiz Ejlli ia thotë në sy Jul Dedës: Si s’ke turp e del këtu, të mundi Egla
E Premte 13 Shkurt 2026, 17:05
Dritare.net

Të ftuar sot në emisionin “Breaking”, Luiz Ejlli dhe Jul Deda nuk kursyen humorin dhe batutat mes tyre, duke bërë të qeshin të gjithë shikuesit.
Në një moment gazmor, Luizi i përmendi Julit humbjen ndaj Eglës në “Big Brother”, duke e bërë shaka me të:
“Si s’ke turp e del këtu, të mundi Egla,” – tha Luizi mes të qeshurash.
Jul Deda ia ktheu me humor, duke nënvizuar që është më mirë të humbasësh ndaj Eglës sesa ndaj Luizit:
“Është më mirë të të mund Egla se sa të humbasësh me Kristin.”
Përplasja e tyre miqësore bëri që studioja të shpërthejë në të qeshura dhe tregoi edhe një herë raportin e tyre të shoqërueshëm e plot humor./K.C/dritare.net