Uragani Melissa, stuhia më e fuqishme e vitit, i afrohet Xhamajkës. Paralajmërime për dëme katastrofike
Dritare.net

Uragani Melissa, stuhia më e fuqishme në botë për vitin 2025, po i afrohet Xhamajkës ndërsa përparon ngadalë drejt verilindjes së Karaibeve, duke shkaktuar frikë dhe pasiguri të madhe në vend.
Autoritetet xhamajkane kanë urdhëruar evakuime masive në disa zona bregdetare, por ritmi i ngadaltë i afrimit të stuhisë ka bërë që banorët të përjetojnë ditë të gjata ankthi.
Sipas raportimeve, Melissa ka shkaktuar tre viktima në Xhamajkë dhe katër të tjera në Haití dhe Republikën Domenikane, ndërsa dhjetëra persona të tjerë janë zhvendosur ose raportuar të plagosur.
Meteorologët paralajmërojnë se stuhia mund të bëhet uragani më i fuqishëm që ka goditur ndonjëherë Xhamajkën, me era që arrijnë deri në 175 milje në orë (282 km/h) dhe reshje ekstreme deri në 101 centimetra shi.
Qendra Kombëtare e Uraganeve e SHBA-së (NHC) e ka kategorizuar Melissën si uragan të kategorisë pesë – niveli më i lartë në shkallën Saffir-Simpson – që tregon për fuqinë shkatërruese të saj.
Autoritetet ndërkombëtare dhe ekipet e emergjencës janë në gatishmëri të plotë, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po monitoron nga afër zhvillimet, për të ofruar ndihmë humanitare në rast të një goditjeje të drejtpërdrejtë./L.F-dritare.net