
Një zjarr i fuqishëm është ndezur në kodrat mbi fshatin Kudhës në Bashkinë e Himarës, duke rrezikuar seriozisht banesat dhe zonat e banuara.
Forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile po luftojnë me flakët në kushte të vështira, ndërsa është angazhuar edhe një helikopter për ndërhyrje nga ajri.
Zjarri u përhap me shpejtësi në terrenin e thyer dhe të pyllëzuar, për shkak të erërave të forta dhe temperaturave të larta, duke u afruar rrezikshëm drejt zonave të banuara në Kudhës./K.C/dritare.net
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.

















