Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vranë Liridona Ademajn/ Burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Vranë Liridona Ademajn/ Burg përjetë për Naim Murselin dhe

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murseli dhe Granit Plava për vrasjen e Liridona Ademaj. Ndërkohë, Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vite burgim.

Vendimi u shpall këtë të martë, në mungesë të të akuzuarve në sallën e gjyqit.

Vranë Liridona Ademajn/ Burg përjetë për Naim Murselin dhe

Sipas aktakuzës, vrasja e ndodhur në nëntor të vitit 2023 ishte planifikuar paraprakisht nga bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, për shkak të problemeve familjare dhe martesore. Ai dyshohet se kishte rënë dakord me Granit Plavën për ekzekutimin e krimit, duke i premtuar një pagesë prej 30 mijë eurosh.

Fillimisht, plani i ishte propozuar Kushtrim Kokallës, i cili sipas prokurorisë kishte refuzuar të merrte pjesë drejtpërdrejt në vrasje, por më pas kishte ndërmjetësuar kontaktin me Plavën.

Vranë Liridona Ademajn/ Burg përjetë për Naim Murselin dhe

Në dosje thuhet se arma e krimit ishte siguruar nga Tom Dodaj për 280 euro. Ky i fundit ka pranuar fajësinë dhe është dënuar fillimisht me 5 vite burgim, ndërsa më pas dënimi iu ul në 3 vite nga apeli.

Gjatë seancës fillestare në janar 2025, Murseli ishte deklaruar i pafajshëm, ndërsa Plava nuk kishte dhënë deklarim për fajësinë dhe Kokalla kishte kërkuar kohë për konsultim me mbrojtjen.

Ky vendim shënon një nga rastet më të rënda kriminale të viteve të fundit në Kosovë, duke rikthyer në vëmendje çështjen e dhunës dhe krimeve brenda familjes./L.F-dritare.net