
Vrau partneren me thikë në Shkodër, flet turisti amerikan: Më ofendoi...
Dritare.net
Zbardhet dëshmia e 57-vjeçarit amerikan Brendon Saporito, i cili vrau me thikë partneren Sandra Saporito, 54 vjeçe në Gjyhadol të Shkodrës.
Para hetuesve, Saporito është shfaqur i penduar për krimin, ndërsa sipas tij vrasjen e ka kryer pasi të dy kishin qenë në gjendje të dehur dhe po ziheshin. Shkak për zënkën ai u tha hetuesve janë bërë sharjet dhe ofendimet që 54-vjeçarja ka nisur të bëj ndaj tij.
Brendon Saporito ka deklaruar se zënkat i kanë pasur shumë të shpeshta kohët e fundit, pa një arsye të qartë. Pasi ka kryer vrasjen, në gjendje të rëndë psikologjike, Saporito preu damarët, i penduar menjëherë për çfarë kishte bërë.
Trupi viktimës është sjellë në Tiranë ndërsa raportohet se ka pasur edhe përfaqësues të ambasadës amerikane./E.P-dritare.net

















