
Zbuluan vaksinën kundër Covid-19, shkencëtarët fitojnë çmimin Nobel!
E Hënë 2 Tetor 2023, 12:12
Dritare.net

Çmimi Nobel për këtë vit në mjekësi është fituar nga shkencëtarët Katalin Kariko dhe Drew Weissman.
Shkencëtarët janë vlerësuar për zbulimin e vaksinës mRNA kundër Covid-19, njoftoi Asambleja në Institutin Karolinska të Suedisë.
CNN, thekson se Kariko dhe Weissman botuan rezultatet e tyre në një punim të vitit 2005 që mori pak vëmendje në atë kohë por më vonë hodhi themelet për zhvillime kritike të rëndësishme që i shërbyen njerëzimit gjatë pandemisë Covid./M.K-dritare.net

















