Zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Mbyllet votimi!
E Diel 28 Dhjetor 2025, 19:07
Dritare.net

Për të dytën herë brenda një viti, Kosova zhvilloi sot zgjedhjet parlamentare. Pas dështimit të formimit të qeverisë nga Partia Vetëvendosje me në krye kryeministrin në detyrë Albin Kurti, dhe të tjera partive, Kosova mbajti sot zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Në orën 19:00 ka përfunduar zyrtarisht periudha e lejuar për hyrjen e qytetarëve në qendrat e votimit. Sipas rregullave, të gjithë ata që ndodheshin brenda qendrave të votimit në këtë orar kanë të drejtë ta përfundojnë procesin e votimit.
Deri në orën 17:00, të drejtën e votës e kanë ushtruar më shumë se 770 mijë qytetarë, që përbën rreth 39 për qind të zgjedhësve me të drejtë vote në rang vendi.