Zgjedhjet pezullohen/ Kushtetuesja rikthehen Erion Veliajn si kryetar Bashkie
		                        	E Hënë   3 Nëntor 2025, 17:05
		                            
		   	    			Dritare.net

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës.
Konkretisht, me këtë vendim, anulohet dhe dekreti i presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë. Pas shqyrtimit të ankimit më datë 31 tetor, Gjykata Kushtetuese vendosi që ta rikthejë sërish në detyrë.
Veliaj kërkoi në Kushtetuese shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij si të papjtueshëm me Kushtetutën, si edhe shfuqizimin e dekretit të Presidentit Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë./dritare.net