Na ndiqni edhe në

Politikë

A ka menduar të tërhiqet nga posti i kryeministrit? Rama: Nuk më është shuar zjarri

A ka menduar të tërhiqet nga posti i kryeministrit? Rama: Nuk më

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot me episodin e tretë të sezonit të ri të podcastit “Flasim”, ku ka folur pak edhe për veten, duke treguar se shumicën e kohës e kalon mes katër mureve dhe kontaktin me natyrën e ka shumë të paktë.

“Rri në natyrë shumë më pak nga sa duhet të rri në të vërtetë. U bë kohë që I kam kaluar të 50-at. Natyra ime janë muret, koha kalon më tepër mes 4 mureve dhe çdo vit kalon më shpejt se viti paraardhës dhe kur kthen kokën pas mahnitesh se si ka kaluar shpejt koha”, tha ai.

Në lidhje me faktin se a ka menduar ndonjëherë të lërë detyrën dhe politikën, Rama tha se ende nuk i është “shuar zjarri” për këtë profesion.

“Kjo është një histori ngjitjesh e zbritjesh, në momente të caktuara ndjehesh I rrëzuar, ka shumë presion, stres, dhimbje fizike, sepse është shumë e vështirë dhe e pamundur t’ja shpjegosh dikujt që kur arrin në majë je vetëm, jo në kuptimin fizik, siç kam unë gjysmën time më të mirë për shembull, por kur merr një vendim je vetëm sepse ti do të përballesh me pasojat. Kjo është një punë me vendime ë shpeshta çdo ditë.

Lërë këtë punë për mua është sipërfaqësore, nuk vjen nga thellë. Nuk e kam insistuese ndryshe do kuptoja që ka mbaruar zjarri, dhe deri këtu e kisha. Mua nuk më është shuar zjarri”, tha ai.

Rama u shpreh se kur arrin në majë, je i vetëm për të marrë vendime. Ai shkon se ka afër gjysmën e tij më të mirë, duke iu referuar bashkëshortes Linda, por pavarësisht kësaj, je përsëri vetëm për tu përballur me pasojat.

"Sigurisht nuk je vetëm në kuptimin fizik të fjalës, sepse i ke disa njerëz, dikë që e ke shumë afër, siç kam unë gjysmën time, ose ke disa njerëz, por në fund kur duhet të marrësh një vendim je vetëm. Ti do ta marrësh e ti do të përballesh me pasojat. Kjo është një punë vendimesh të panumërta në ditë. Për ty mund të jetë vendim shumë i vogël, por për dikë q ka një problem personal është një moment shumë i rëndësishëm", tha më tej Rama./dritare.net