Ballkonet Panoramike do të ndërtohen në parqet kombëtare të Shqipërisë
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama prezantoi planin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura për ndërtimin e “Ballkoneve Panoramike” në parqe kombëtare dhe zona natyrore në mbarë vendin.

Këto struktura të lehta dhe miqësore me mjedisin synojnë t’u ofrojnë vizitorëve një mënyrë të re për të përjetuar natyrën shqiptare, duke krijuar hapësira të sigurta për vëzhgimin e peizazheve nga pika strategjike.

Sipas njoftimit, ballkonet do të jenë të projektuara në harmoni të plotë me mjedisin dhe pa dëmtuar ekosistemet, duke forcuar njëkohësisht turizmin e qëndrueshëm dhe përvojën e vizitorëve në zonat e mbrojtura.

Ky projekt pritet të zbatohet së shpejti në disa nga destinacionet më të vizituara natyrore të Shqipërisë, duke i shtuar vlerë ofertës turistike dhe promovimit të bukurive natyrore të vendit.
/L.F-dritare.net