Na ndiqni edhe në

Politikë

Çdo gjë do kohën e vet. Altin Dumani flet për punën e SPAK

Çdo gjë do kohën e vet. Altin Dumani flet për punën e

Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani, ka reaguar për herë të parë ndaj debatit publik mbi rrjedhjen e informacionit dhe ruajtjen e sekretit hetimor, duke pranuar se mes transparencës dhe sekretit të hetimit ekziston “një vijë shumë e hollë”.

Në një takim informal me gazetarët, Dumani theksoi se sekreti hetimor dhe të drejtat e palëve duhet të ruhen, duke lënë të kuptohet se në raste të caktuara mund të ketë pasur shkelje.

Në ditët e fundit të mandatit si drejtues i SPAK, ai pranoi se puna në krye të institucionit nuk ka qenë e lehtë, por nënvizoi se SPAK ka arritur të krijojë besim te partnerët ndërkombëtarë.

"Nuk ka qenë e lehtë puna, SPAK në vite ka arritur të krijojë besim te partnerët", ka thënë kryeprokurori. "Shumë çështje do doja t'i kisha bërë në muajin e dytë të punës, por çdo gjë do kohën e vet."

Dumani konfirmoi gjithashtu se ka pasur kërcënime ndaj prokurorëve dhe vetë institucionit, duke e cilësuar situatën shqetësuese.

"Ka pasur kërcënim ndaj prokurorëve dhe institucionit", u shpreh Dumani./L.F-dritare.net