Kërkuan heqjen e sekuestros së pasurive, GJKKO rrëzon Argita dhe Jamarbër Malltezin!
E Hënë 27 Tetor 2025, 10:10
Dritare.net

GJKKO rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës për heqjen e sekuestrove të pasurive.
Gjyqtarja Elsa Ulliri la në fuqi “ngrirjen” e një sërë pasurive të dhëndrit dhe vajzës së kreut të PD-së Sali Berisha në kuadër te dosjes “Partizani”.
Pas arrestimit të Malltezit, me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi në masën e sekuestros gati 25 pasuri, nga të cilat, 16 apartamente, disa llogari bankare dhe kuotat e tij në disa shoqëri tregtare./dritare.net