
Kur të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh! Rama ironizon ish-ministren britanike që sulmoi emigrantët
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ironizoi ish-ministren e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, Suella Bravermann, e cila sipas tij u mor padrejtësisht me shqiptarët që shkonin në Britani përmes Kanalit të La Manshit.
Braverman i kishte cilësuar më parë shqiptarët si shkaktarët kryesorë për rritjen e numrit të krimeve në Britaninë e Madhe. Në lidhje me këtë Rama, pyeti për prezencën e saj dhe bëri batutën se "po të mallkuan shqiptarët zhdukesh".
“Më kujtohen midis gjërave më të çmendura, qesharake, ajo që u quajt referendumi i largimit. Dhe mbaj mend që atëherë ka pasur një poster me një zog të frikshëm që vinte nga Shqipëria për t’i thithur gjakun Britanisë. Premtimi ishte “Largohuni nga Europa dhe ata s’do të vijnë më”. Por çfarë ndodhi? U larguan nga Europa dhe Shqipëria u bë edhe një temë më e madhe.
Problemi nuk është emigracioni, por ku të gjejmë një kokë turku për largimin nga BE. Kur dikush që quhej Suella, kur piketoi shqiptarët... Ku është ajo? Mbajeni mend, mos u merr me shqiptarët, sepse nëse ta mallkojnë shqiptarët, zhdukesh”, tha Rama./dritare.net

















