Na ndiqni edhe në

Politikë

Lulzim Basha del nga SPAK: Nuk flas, do ruaj sekretin hetimor

Lulzim Basha del nga SPAK: Nuk flas, do ruaj sekretin hetimor

Për herë të parë, ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha është thirrur në SPAK për tu pyetur si person që ka dijeni për 12 janarin, ku 4 protestues u vranë në mes të bulevardit.

Basha pasi doli nga SPAK nuk dha asnjë koment mbi atë se çfarë mund të ketë deklaruar para prokurorit të posaçëm Alfred Shehu, tha vetëm se ishte thirrur si person që ka dijeni për çështjen dhe se duhet të ruajë sekretin hetimor.

Gazetarët: Për 21 janarin?

Basha: Informacionin se për cilën çështje ju lus ta merrni te institucioni se duhet të respektoj sekretin hetimor.

Gazetarët: A ka pasur urdhër më 21 janar për të qëlluar?

Basha: Kjo ishte gjithçka që kisha për të deklaruar për këtë çështje, për të tjerat me siguri ju ka marrë malli për konferencë për shtyp por duhet të prisni dhe pak. Mirupafshim!

Gazetarët: Shfaqesh pas shumë kohësh po tani në dyert e drejtësisë

Basha: Konferencë për shtyp herë tjetër./dritare.net