
Rama nga Londra: Politikanët britanikë ta mbyllin atë dreq goje për shqiptarët
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ishte këtë të martë në Londër, ku mori pjesë në tryezën e diskutimit për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian. Gjatë fjalës së tij, Rama foli për objektivin e Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe rrugëtimin që vendi ka ndjekur ndër vite.
“Evropa u zgjua me zhurmë dhe, jo vetëm që po thotë se sa e rëndësishme është ta përfshijë Ballkanin Perëndimor gjeopolitikisht, por po bën më shumë për ta përshpejtuar këtë proces. Ne ishim aty edhe më parë. Punonim fort edhe më parë, përmbushnim kriteret për nisjen e negociatave, të cilat u konfirmuan tri herë me radhë, por sërish u refuzuam.
Pikërisht sepse fjalët dhe veprat ishin larg njëra-tjetrës. Tashmë Evropa është e tëra në lëvizje për të arritur objektivin për të realizuar një ëndërr, me sfida të reja", u shpreh Rama.
Rama i kujtoi Unionit që 90% e shqiptarëve janë pro integrimit të Shqipërisë në BE, por edhe shpërtheu kundër politikanëve britanikë, duke u thënë “që të mbyllin atë dreq goje” kur flasin për emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.
“Dua të them dhe një gjë tjetër, ai nuk ka ardhur me skaf, por ambasadori ynë ka ardhur me skaf dhe është ambasador, ju keni ardhur me viza dhe jeni askush. Pra varkat e vogla kanë sjellë shumë njerëz me ëndrra dhe ambicie, dhe që i bëjnë nder shoqërisë britanike.
Të paktën komuniteti ynë i shqiptarëve këtu po i jep mjaftueshëm Britanisë, që politikanët britanikë etiketojnë shqiptarët ta mbyllin gojën, ta mbyllin atë dreq goje dhe mos i përmendin për asgjë veçse pozitive, kushdo që i prek duhet ta mbyllë atë dreq goje, përveç meje që duhet të them diçka, por s’po i prek”, tha Rama./dritare.net

















