
Takim me Putinin? Rama: Jo faleminderit, as nuk na merr malli
Dritare.net
Nga Londra, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te periudha komuniste në Shqipëri dhe veçanërisht shkëputjen nga Bashkimit Sovjetik pas vdekjes së Stalinit. Rama theksoi se Shqipëria është një rast i veçantë në raport me Rusinë, duke kujtuar se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë të ngrira.
Takim me Putinin?
Edi Rama: Jo, faleminderit. Ne jemi një rast i veçantë, sepse Shqipëria është i vetmi vend në të gjithë kontinentin që nga Kremlini dhe Moska nuk ka ardhur askush nga 1960 dhe askush nga pala jonë nuk ka shkuar në Moskë. Kjo ka të bëjë me historinë tonë, sepse ne, si i vetmi vend komunist, i cilësonim ata tradhtarë dhe të degraduar që nuk e meritonin shoqërinë tonë.
Luftuam si fari i vetëm i komunizmit në Europë. Kur komunistët e braktisën Stalinin, ne e ndoqëm Stalinin, Stalini ishte në bulevardin tonë kryesorë deri në vitin 1990. Kjo krijoi një mungesë totale qëndrimi. Ne e dashurojmë Dostojevskin dhe shumë figura ruse. Por nuk kemi të bëjmë me Putinin dhe Rusinë, edhe as nuk na merr malli./dritare.net

















