Na ndiqni edhe në

Politikë

The London Economic: Edi Rama, shprehja që u bë virale!

The London Economic: Edi Rama, shprehja që u bë virale!

Një frazë e kryeministrit shqiptar Edi Rama po bën xhiron e rrjeteve sociale në Britani, pasi është cilësuar nga The London Economic si “përmbledhja më e saktë e Brexit-it ndonjëherë”.

Në një ton ironik dhe të kthjellët, Rama ka përshkruar pasojat e daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian, me një saktësi që ka bërë jehonë në mediat britanike: “Njeriu pyet veten pse e latë Europën.

E latë Europën sepse donit më pak varka, por tani keni më shumë varka. E latë Europën sepse donit më shumë investime, por tani keni më pak investime. E latë Europën sepse donit më shumë lumturi. Tani jeni të dëshpëruar.” — Edi Rama, kryeministër i Shqiperisë.

Me këtë deklaratë, Edi Rama i drejtohet Britanisë me një ironi të hidhur dhe një qartësi që ka rrallë në politikën ndërkombëtare: një vend që kërkoi më pak emigracion, më shumë investime dhe më shumë lumturi, ka përfunduar me të kundërtën e asaj që kërkoi.

Postimi i The London Economic është bërë viral, me mijëra pëlqime dhe komente që e quajnë fjalinë e Ramës “brutally honest”, brutalisht e sinqertë.

Në një kohë kur Britania ende përballet me pasojat e Brexit-it, një kryeministër nga Ballkani i kujton se dalja nga Europa s’është çlirimi që pritej, por një vetmi që kushton shtrenjte./ dritare.tv

The London Economic: Edi Rama, shprehja që u bë virale!