Na ndiqni edhe në

Politikë

Veliaj: Fatos Nano me vizionin e tij evropian i dha vendit një politikë moderne!

Veliaj: Fatos Nano me vizionin e tij evropian i dha vendit një

Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Fatos Nano. Lideri historik i PS mbylli sytë përgjithmonë, sot në moshën 73-vjeçare.

Veliaj shprehet se Nano me aktet e tij solli një politikë moderne në Shqipëri, dhe se socialistët do t’i jenë mirënjohës gjithmonë.

Reagimi i plotë:

Me trishtim mora lajmin e ndarjes nga jetatë Fatos Nanos, kryetari që formësoi Partinë Socialiste dhe politikën moderne shqiptare. Me vizionin e tij qytetar dhe thellësisht europian, ai besoi se e majta duhet të ishte hapje, debat dhe progres, jo thjesht dogmë.

Sot kujtojmë me respekt një udhëheqës tolerant e liberal, i cili diti t’i tregojë këto cilësi edhe me mua, vite më parë, në ditët e rebelimit aktivist.

Demokracia nuk matet me sa shumë flasim, por si debatojmë me qytetari dhe sa shumë dimë të dëgjojmë njëri-tjetrin. Sepse liria nuk është vetëm e drejta për të folur, por edhe përgjegjësia për të kuptuar.

Kjo ishte fryma që Fatos Nano i dha të majtës shqiptare dhe për çka duhet t’i jemi mirënjohës.

U prehtë në paqe./dritare.net