Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama flet për koncertin e Kanye West: 80 kombësi u bënë bashkë, investim për Shqipërinë turistike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të diele pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë, duke e cilësuar mbrëmjen si një sukses të madh për promovimin e Shqipërisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se rreth 80 kombësi u bënë bashkë në koncert, ndërsa e konsideroi organizimin një investim të shkëlqyer jo vetëm për imazhin e Shqipërisë turistike, por edhe për ndikimin pozitiv në ekonominë e kryeqytetit.

"MIRËMËNGJES
dhe me videokartolinën e një mbrëmjeje magjike të Tiranës, ku dje 80 kombësi u bënë bashkë në koncertin kult të Kanye West, një investim i shkëlqyer jo thjesht për imazhin e Shqipërisë Turistike po edhe për impaktin pozitiv në ekonominë e kryeqytetit, ju uroj një të diel të bukur.", shkroi Rama./K.C/dritare.net