
Burimi: The Telegraph
Hulumtimet e reja kanë treguar se gjatë 40 viteve të fundit, normat mesatare të metabolizmit kanë rënë ndjeshëm. Sipas llogaritjeve të studiuesve, gratë djegin 122 kalori më pak dhe burrat 220 më pak sesa në vitet 1980, pavarësisht se ne lëvizim më shumë se atëherë. Është supozuar gjerësisht se stili ynë dembel i jetesës moderne nënkupton që ne lëvizim më pak, por studiuesit zbuluan se e kundërta është e vërtetë.
Ekspertët thonë se kjo rënie në shpenzimet e energjisë kur trupat tanë janë në qetësi mund të jetë një faktor kontribuues në epideminë në rritje të obezitetit. Një shpjegim i dhënë nga shkencëtarët ishte mënyra se si dietat tona kanë ndryshuar. Tani hamë më pak mish dhe bulmet, për shkak të këshillave për të reduktuar yndyrat e ngopura dhe më shumë karbohidrate ultra të përpunuara, si picat e ngrira dhe ushqimet e gatshme.
Studimet te minjtë kanë treguar se kur ata hanë më shumë yndyra të ngopura, metabolizmi i tyre ngadalësohet, një zbulim që tani do të duhet të përsëritet te njerëzit. Por, a duhet ta shtojmë sasinë e yndyrave për të rritur vlerat metabolike? Kjo është e diskutueshme. Shumë yndyra të ngopura nga gjalpi dhe mishi rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, megjithëse yndyrat e ngopura nga burime të tjera të qumështit, si kosi dhe djathi me yndyrë të plotë, duket se nuk mbartin ndonjë rrezik të madh.
Por rritja e sasisë së yndyrës nuk është mënyra e vetme për të rritur metabolizmit tuaj. Ja çfarë të bëni!
1. Hani më shumë vezë, por jo ta teproni me sasinë! Nëse do bëni një omëletë, shtoni dy, jo gjashtë vezë!
2. Jepini përparësi gjumit! Flini mbi 6 orë gjumë dhe jo më shumë se 8 orë gjumë. Është e rëndësishme që të flini aq sa duhet për të pasur një metabolizëm të shpejtë.
3. Bëni squats! Ushtrohuni. Bëni sa më shumë squats sepse ato nxisin metabolizmin të punojë më shpejt.
4. Pini kafe ose çaj jeshil! Sipas një studimi të botuar në The American Journal of Clinical Nutrition, 100 mg kafeinë në ditë rrit shkallën metabolike me 3-4 për qind. Pini dy ose tre filxhanë kafe ose çaj jeshil në ditë, por ndaloni në mesditë për t'u siguruar që është jashtë sistemit tuaj para gjumit.
5. Hani sa më shumë ushqime me fibra (fruta, perime, bishtaja, museli, tërshërë)!/K.C/dritare.net

















