Na ndiqni edhe në

Shëndet

7 mënyra si të përmirësoni shëndetin dhe mirëqenien, në pranverë!

7 mënyra si të përmirësoni shëndetin dhe

Temperatura të ngrohta, më shumë diell, kafshë dhe insekte kudo, këto na i servir ardhja e pranverës. Këtë stinë mund ta shfrytëzoni për të vlerësuar edhe një herë zakonet që ju pengojnë të jeni ata që dëshironi të jeni, të krijoni zakone të reja dhe të bëheni versioni më i mirë i vetes suaj. Dhe ku ka më mirë se ta nisësh nga shëndeti. Kjo është periudha që ne i themi ndërrohet gjaku, ndaj edhe është shumë e rëndësishme që të jemi sa më të shëndetshëm.

7 mënyra si të përmirësoni shëndetin dhe
Nëse dëshironi t'i kushtoni pak më shumë vëmendje shëndetit dhe mirëqenies tuaj këtë pranverë, por nuk dini nga të filloni, këtu janë nëntë këshilla nga t’ia nisni!
7 mënyra si të përmirësoni shëndetin dhe
1. Mbushni pjatën tuaj me fruta dhe perime të freskëta, sipas stinës. Sallatat, ushqimet jeshile janë ato që duhet të hani më shumë këto kohë, pasi janë edhe të stinë. Pastaj shtoni më shumë fruta dhe perime në pjatë, por sigurohuni të jenë të stinës, si për shembull luleshtrydhet.

7 mënyra si të përmirësoni shëndetin dhe
2. Mos e teproni me ushqime pa vlera ushqyese. Hiqni dorë nga fast-food-et dhe ushqimet e tjera të procesuara e të pashëndetshme.
3. Qëndroni të hidratuar! Pini sa më shumë ujë dhe lëngje. Vini në zbatim rregullin e 8 gotave me ujë në ditë, sugjeron dritare.net
4. Dilni jashtë dhe lëvizni! Dilni nga shtëpia, ndryshoni mjedis. Vrapo, bëni ecje në park. Jini sa më shumë aktivë!
5. Merrni rreze dielli. Idealja është të dilni në mëngjes, ora 8-9 dhe pasdite, 19-21. Në këto orare dielli është më i shëndetshëm për trupin.
6. Por mos harroni të mbroni lëkurën dhe sytë nga rrezet e dëmshme UV!

7 mënyra si të përmirësoni shëndetin dhe
7. Rivendosni orarin tuaj të gjumit. Plotësoni oraret e nevojshme të gjumit. 6-8 orë gjumë janë me patjetër të nevojshme për trupin dhe trurin.
8. Kujdes për alergjenët, si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë!
9. Bëni një konsultë te mjeku i familjes për të parë nëse çdo gjë është në rregull me shëndetin tuaj!/K.C/dritare.net