Na ndiqni edhe në

Shëndet

Alarm/ Nëse keni këto shenja, problemi është te zemra!

Alarm/ Nëse keni këto shenja, problemi është te zemra!

Disa simptoma të atakut në zemër mund të ngatërrohen me shenjat e helmimit, gripit ose rrahjeve të shumta të zemrës. Dhembja e gjoksit është një simptomë që i alarmon shpeshherë personat. Pra, jo çdo dhembje gjoksi ka lidhje me zemrën apo me infarktin e miokardit. Prandaj Dritarja e Doktorit këtë puntatë ia kushtoi problemeve kardiovaskulare, duke pyetur mjekun specialist Andri Çabeli.

“Aritmia tregon një ritëm jo të rregullt të zemrës dhe në kushte normale ritmi i zemrës është normal, porn ë raste të tjera të ndryshimit të ekuilibit hormonal, për shembull ndryshimi i gjendrave tiroide. Kur bëhet fjalë për një aritmi duhet parë me kujdes nëse ka një shkak që ndikon në organizëm. Kryesisht duhet të jemi të kujdesshëm te moshat e reja.
Ky sistem elektrik i zemrës ndonjëherë shfaqet tek të rinjtë edhe si pasojë e difekteve të mëparshme, prandaj asnjëherë nuk duhet deglizhuar kontrolli i specjalizuar mjekësor. Janë të shumtë faktorët që ndikojnë te sëmundjet e zemrës dhe kufiri i moshës që pësojnë infarkt është ulur ndjeshëm. Faktori kryesor i rrezikut vjen nga jeta sedentare, ushqyerja e rregullt, kontrolli i vazhdueshëm sidomos tek ata persona që kanë sëmundje bashkëshoqëruese.”, u shpreh mjeku specialist./A.ZH-dritare.net