Na ndiqni edhe në

Shëndet

Cilat janë perimet më të mira për diabetikët!

Cilat janë perimet më të mira për diabetikët!

Sëmundja e diabetit të tipit 2 jo domosdoshmërisht nënkupton nevojën për kufizimin e shumë ushqimeve të shijshme. I tillë është rasti i perimeve të cilat jo vetëm janë të shijshme, por edhe të ngopin.

Perimet më të mira për diabetikët janë ato me një nivel të ulët glicemie, të pasura me fibër dhe nitrat, i cili ul tensionin e gjakut.

Perimet me nivel të ulët glicemie

Niveli i glicemisë në një ushqim të caktuar tregon shpejtësinë e organizmit për të përthithur glukozën nga ky ushqim. Ky matës nuk ka të bëjë me përmbajtjen specifike të sheqerit në një ushqim por sasinë e glukozës që do të futet në organizëm gjatë ngrënies së një racioni.

Glukoza përthithet më shumë dhe më shpejtë nga ushqimet me një nivel të lartë glicemie.

Perimet më të mira për diabetikët, të cilat kanë një nivel të ulët glicemie janë:

Argjinaret,

Shpargu,

Brokoli,

Lulelakra,

Sallata jeshile,

Patëllxhani,

Specat,

Spinaqi,

Selinoja.

Perimet e pasura me nitrate

Nitratet janë kimikate të formuara natyralisht tek perimet. Këto substanca ulin nivelin e tensionit në gjak dhe përmirësojnë qarkullimin e tij.

Perimet më të pasura me nitrate janë:

Rukola,

Panxhari,

Sallata jeshile,

Selinoja.

Perimet e pasura me proteinë

Ushqimet e pasura me proteinë i mbajnë njerëzit të ngopur për më gjatë dhe ato janë të rëndësishme për diabetikët.

Ndër ushqimet më të mira me proteinë mund të përmendim:

Spinaqi,

Shpargu,

Barishtet e egra,

Brokoli,

Lakrat e vogla,

Lulelakra./M.T/dritare.net