
Keni shokë të pasur në Facebook? Ja çfarë dobie ju sjellin për shëndetin!
Dritare.net
Facebook është një nga rrjetet sociale më të përdorua vitet e fundit. Por nëse keni në Facebook miq që janë të pasur kjo i sjell dobi zemrës suaj dhe jetëgjatësi. Po si?
Një studim i fundit i cili përdori miqësitë në Facebook si një grup studimi për të parë shëndetin kardiovaskular, zbuloi se miqësitë midis njerëzve me status socio-ekonomik më të ulët dhe atyre më të lartë parandalonin vdekjen e parakohshme të lidhura me sëmundjet e zemrës tek ata me status të ulët socio-ekonomik.
Studimi thotë se kjo ndihmon në uljen e ndikimit të varfërisë te shëndeti. Në hulumtimet e kaluara është treguar se varfëria ose statusi më i ulët socio-ekonomik rrit rrezikun që një person të preket nga sëmundjet e zemrës dhe të vdesë parakohe./K.C/dritare.net

















